Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

De Gea do të mbetet pjesë e Unitedit

Portieri David De Gea do të mbetet pjesë e Manchester Unitedit, por nuk do t’i garantohet vendi në 11-shen e parë për edicionin e ardhshëm. Ai ishte fajtor për një tjetër gabim të rëndë në humbjen 1:0 të Manchester Unitedit ndaj West Hamit të dielën.

Portieri 32-vjeçar i Spanjës me klubin anglez ka kontratë deri në fund të edicionit aktual, ndërsa ka opsionin e vazhdimit të kontratës edh për një vit tjetër.

De Gea pjesë e Unitedit është prej vitit 2011, ndërsa më herët karrierë ka bërë edhe te Atletico Madrid.