Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë për portierin portugez

Drejtuesit e Tottenhamit i kanë bërë ofertë zyrtare skuadrës së Portos për shërbimet e portierit Diogo Costa, ka njoftuar “Sky Sports”, të premten.

Bëhet e ditur se Tottenhami ka ofruar 70 milionë euro për 23-vjeçarin, i cili po konsiderohet ndër portierët më të mirë në Evropë.

Costa është produkt i akademisë së Portos, ndërsa prej vitit 2019 është pjesë e ekipit të parë. Te Tottenhami, Costa po shihet si pasardhës i francezit Hugo Lloris, i cili do të largohet në fund të sezonit.

Costa ka kontratë me Porton deri në vitin 2027, ndërsa këtë sezon ka regjistruar 30 paraqitje. Ai ka edhe 11 ndeshje të luajtura me Portugalinë, pjesë e së cilës është prej vitit 2021.