Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami me ofertë për Pickfordin

Skuadra e Tottenhamit ka nisur edhe zyrtarisht negociatat me Evertonin për portierin Jordan Pickford, ka bërë të ditur “The Sun” të hënën.

Madje, thuhet se Tottenhami ka bërë edhe ofertë zyrtare për portierin e Përfaqësueses së Anglisë. Mësohet se për ta bindur Evertonin në lirimin e tij gjatë kësaj vere, Tottenhami ka ofruar 50 milionë euro.

Pickford po shihet te Tottenhami si përforcim i duhur për portën dhe zëvendësim ideal për francezin Hugo Lloris, që do të largohet këtë muaj nga ekipi londinez. Pickford ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2027, ndërsa është pjesë e këtij klubi prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Sunderlandi.

29-vjeçari në edicionin e fundit ka regjistruar 38 paraqitje në të gjitha garat për Evertonin.

Artikuj të ngjashëm