Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi pas Pickfordit

Manchester Unitedi është futur në garë për shërbimet e portierit të Anglisë, Jordan Pickford, përcjell të hënën “Daily Mail”.

Bëhet e ditur se Unitedi ka bërë gati ofertën për ta bindur Evertonin në lirimin e portierit gjatë kësaj vere. Për kartonin e Pickfordit, Unitedi do të ofrojë mbi 30 milionë euro dhe marrëveshja mes palëve mund të arrihet muajin tjetër.

Pickford po kërkohet edhe nga skuadra e Tottenhamit, ndërsa ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2027. 29-vjeçari ka regjistruar 38 paraqitje edicionin e fundit për Evertonin, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2017. Ai, gjithashtu ka edhe 52 ndeshje të luajtura për Përfaqësuesen e Anglisë.