Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Evertoni nxjerr në shitje Pickfordin e Onanan

Skuadra e Evertonit ka nxjerr në shitje portierin Jordan Pickford dhe mesfushorin Amadou Onana, ka shkruar “Sky Sports” të enjten. Evertoni është i detyruar t’i shesë disa prej lojtarëve kryesorë në afatin kalimtar të janarit, pasi është dënuar me heqjen e dhjetë pikëve nga Premier League për thyerjen e rregullave të ferplejit financiar.

Pickford 29-vjeçar është njëri prej portierëve më të vlerësuar në Angli dhe Evertoni për ta lënë të lirë po kërkon të paktën 50 milionë euro. Ndërkohë, mesfushori Onana vlerësohet mbi 50 milionë euro. Belgu 22-vjeçar është kërkuar edhe më herët nga ekipet tjera angleze, por Evertoni u ka rezistuar ofertave.

Megjithatë, si Pickford ashtu edhe Onana pritet të largohen nga Evertoni në fillim të vitit të ardhshëm edhe pse kanë kontratë deri në vitin 2027.

Artikuj të ngjashëm