Euro 2024

Pickfordi po shkruan histori

pickford

 Portieri i Evertonit, Jordan Pickford, pritet të paraqitet për Anglinë për herën e 66-të, të shtunën në çerekfinale të “Euro 2024” kundër Zvicrës.

30-vjeçari, që ka luajtur edhe për Sunderlandin, debutoi te Anglia para shtatë vjetësh në barazimin 0:0 ndaj Gjermanisë.

Ai ka qenë portieri i parë i Anglisë në Euro 2020 dhe Euro 2024, si dhe në Kupën e Botës 2018 dhe 2022.

“Pickfordi e ka kaluar Peter Shiltonin për më së shumti ndeshje pa pranuar gol për Anglinë në turne madhor. Ka 11 ndeshje pa pranuar gol nga 22 paraqitje gjithsej. Nëse Anglia shkon deri në finale të Euro 2024, ai do të bënte 68 paraqitje, vetëm shtatë më pak se Joe Hart që është portieri i dytë me më së shumti paraqitje për Anglinë. Peter Shilton kryeson me 125 paraqitje”, ka shkruar “BBC” të premten.