Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, ka bërë të ditur se gjyqtari italian, Daniele Orsato, ia kishte ndalur një “proces” gjatë ekzekutimit të penalltive kundër Zvicrës, por ka shtuar se kjo nuk e ka penguar atë.
Orsato ishte gjyqtar i ndeshjes Anglia – Zvicra në çerekfinale të “Euro 2024” javën e kaluar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I kam thënë gjyqtarit para se penalltitë të nisnin se ‘e kam një proces’”, ka thënë Pickford për “BBC” të mërkurën.
Procesi i Pickfordit kishte të bënte me atë që kur lojtarët e Zvicrës t’i afroheshin pikës së penalltisë, ky ta mbante topin në dorë e më pas t’ua dhuronte kundërshtarëve.
“Ndoshta ai nuk ma kuptoi aksentin. Por më pas më ndaloi pasi e prita gjuajtjen e parë. Ai më pas ndoshta e ka kuptuar dhe më tha të mos e përsërisja atë. Por, kjo nuk më pengoi mua. Doja të bëja sa më shumë që kisha mundësi. Nuk doja që të ndëshkohesha dhe të krijoja situata jo të mira”, ka thënë Pickford.
Orsato do të pensionohet pas Evropianit dhe nuk pritet që të jetë gjyqtar kryesor në finale të dielën.
Favorit për ta gjykuar ndeshjen finale është Szymon Marciniak.