Pas Manchester Unitedit në garë për portierin Jordan Pickford janë futur edhe Chelsea e Tottenhami, ka raportuar “Sky Sports” të mërkurën. Unitedi po kërkon me çdo kusht ta transferojë Pickfordin në verë, por Evertoni po kërkon mbi 50 milionë euro për kartonin e tij.
Pickford po shihet te Unitedi si përforcim i duhur për sezonin e ardhshëm dhe zëvendësim ideal për David de Gean. Megjithatë, konkurrenca e Chelseat dhe Tottenhamit po ia vështirësojnë punët Unitedit, pasi ekipet nga Londra janë gati të shpenzojnë shumë për reprezentuesin e Anglisë.
28-vjeçari ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024, ndërsa është pjesë e këtij klubi prej vitit 2017 kur iu bashkua nga Sunderlandi.