Portieri Jordan Pickford nuk do të largohet nga skuadra e Evertonit, përkundër ofertave të shumta nga ekipet tjera të Premier League. “The Athletic” ka bërë të ditur të enjten se Pickford ka arritur marrëveshje me Evertonin për firmosjen e kontratës së re.
Me kontratën e re, e cila do të bëhet zyrtare së shpejti, Pickford do të mbetet te Evertoni deri në vitin 2027. Kontrata aktuale i skadon 28-vjeçarit vitin tjetër, ndërsa është pjesë e Evertonit prej vitit 2017.
Reprezentuesi i Anglisë këtë edicion ka regjistruar 23 paraqitje për Evertonin, ekip që po lufton për mbijetesë në Premier League.