Portieri Jordan Pickford nuk do të largohet nga skuadra e Evertonit, pavarësisht interesimit të fortë nga Manchester Unitedi dhe Tottenhami.
ESPN bën të ditur të hënën se Pickford do ta rinovojë kontratën me Evertonin, e cila i skadon në vitin 2024. Mësohet se palët kanë arritur marrëveshjen në parim dhe gjithçka do të bëhet zyrtare në fillim të vitit të ardhshëm.
Me rinovimin e kontratës, Pickford do të mbetet pjesë e Evertonit deri në verën e vitit 2026. Pickford iu bashkua Evertonit në vitin 2017 dhe është portieri i parë i Përfaqësueses së Anglisë.