Portieri i Anglisë, Jordan Pickford, pritet të largohet nga skuadra e Evertonit, por jo edhe nga Premier League. Interesim për shërbimet e portierit 28-vjeçar kanë shfaqur Tottenhami dhe Newcastle Unitedi, përcjell sajti “talkSport” të premten.
Si Tottenhami ashtu edhe Newcastle janë gati të ofrojnë deri në 30 milionë euro për Pickfordin, i cili ka kontratë me Evertonin deri në vitin 2024.
Pickford është pjesë e Evertonit prej vitit 2017, kurse këtë sezon ka 33 paraqitje në të gjitha garat.
Artikuj të ngjashëm