Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi insiston për portierin Costa

Te Manchester Unitedi janë të vendosur për t’i siguruar shërbimet e portierit të Portos, Diogo Costa, gjatë kësaj vere. “The Sun” raporton të mërkurën se Unitedi është gati për ta paguar klauzolën e lirimit të Costas, pasi trajneri Erik ten Hag po insiston në transferimin e tij.

Costa ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 75 milionë eurosh dhe tek Unitedi po shihet si përforcim ideal dhe zëvendësim për spanjollin David De Gea.

23-vjeçari është reprezentues i Portugalisë dhe ndër portierët më të vlerësuar në Evropë.

Ai ka kontratë me Porton deri në vitin 2027, ndërsa këtë edicion ka bërë 41 paraqitje në të gjitha garat.