Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Unitedi interesohet për portierin e Portos

Diogo Costa mund t’i bashkohet gjatë verës Manchester Unitedit, raportojnë mediume të ndryshme në Britani të mërkurën.

Portieri portugez vlerësohet nga trajneri holandez, Erik ten Hag. Unitedi është në kërkim të një portieri për të zëvendësuar David De Gean që së fundi ka bërë një sërë gabimesh. 23-vjeçari ka kapacitet për t’u bërë një nga portierët më të mirë në botë.

Ai me skuadrën e Portos ka kontratë deri në qershor të vitit 2027. Në tregun e transferimeve vlerësohet rreth 45 milionë euro.

Artikuj të ngjashëm