Skuadra e Chelseat po monitoron portierin e Portos, Diogo Costa, ka njoftuar “Daily Mail”, të martën. Costa 23-vjeçar po shihet si përforcim i duhur te Chelsea për portën prej sezonit të ardhshëm dhe ekipi anglez është gati të bëjë ofertën për transferimin e tij.
Costa është titullar i padiskutueshëm te Porto dhe ka një klauzolë lirimi në vlerë prej 60 milionë eurosh.
Ai ka kontratë me Porton deri në vitin 2027, ndërsa prej vitit 2019 është pjesë e ekipit të parë.
Këtë sezon, Costa ka regjistruar 25 paraqitje me Porton, ndërsa ka edhe 11 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Portugalisë. Për ta transferuar Costan në verë, Chelsea duhet të mendojë për largimin e Edouard Mendyt apo Kepa Arrizabalagas.