Manchester Unitedi është gati që të shpenzojë 250 mijë funte në javë për ta mbajtur portierin David de Gean në “Old Trafford”, ka shkruar të dielën “The Sun”.
Por Unitedi është duke e parë edhe mundësinë e transferimit të portierit të Leedsit, francezin Illan Meslier, që shihet si zëvendësues i spanjollit për të ardhmen.
Kontrata e De Geas skadon këtë verë.
32-vjeçari është shprehur më herët se shpreson të qëndrojë në skuadër, ndërsa kishte konfirmuar se është në bisedime për vazhdimin e kontratës.