Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Porro do t’i bashkohet Tottenhamit

Mbrojtësi i krahut të djathtë, Pedro Porro, do të jetë përforcimi i radhës te skuadra e Tottenhamit. “Daily Mail” bën të ditur të enjten se Tottenhami ka arritur marrëveshje personale me lojtarin dhe është afër finalizimit të marrëveshjes edhe me Sportingun e Lisbonës.

Për transferimin e 23-vjeçarit Tottenhami ka ofruar 45 milionë euro që thuhet se kanë bindur ekipin portugez në lirimin e Porros. Spanjolli po shihet te Tottenhami si përforcim i duhur në mbrojtje pas paraqitjeve të mira këtë sezon te Sportingu, ekip me të cilin ka kontratë deri në vitin 2025.

Në 25 paraqitje deri më tani, Porro ka tri gola e 11 asistime. Ai është pjesë e Sportingut prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Manchester City.