Skuadra e Tottenhamit është futur në garë për shërbimet e sulmuesit të krahut, Pedro Gonçalves shkruan “Sky Sports” të hënën. Thuhet se skuadra londineze po përgatit ofertën për ta bindur Sportingun e Lisbonës në lirimin e 24-vjeçarit këtë verë.
Për kartonin e tij, Tottenhami është gati të ofrojë mbi 50 milionë euro, duke pasur parasysh se Gonçalves po kërkohet edhe nga skuadrat e tjera të Anglisë.
Ai këtë sezon po shkëlqen te Sportingu, ku ka shënuar 19 gola dhe ka bërë 12 asistime në 45 ndeshje të luajtura në të gjitha garat.
Gonçalves ka kontratë deri në vitin 2026 me Sportingun, ekip të cilit iu bashkua në vitin 2020. Ai po ashtu ka edhe 2 ndeshje të luajtura me Përfaqësuesen e Portugalisë.