Mbrojtësi i krahut të djathtë, Pedro Porro, mund të largohet këtë muaj nga Sportingu i Lisbonës, por vetëm nëse klubi i interesuar për shërbimet e tij paguan klauzolën e lirimit.
Ky është vendimi i drejtuesve të ekipit nga Portugalia pas interesimit të fortë të Tottenhamit për futbollistin spanjoll, ka njoftuar “A Bola” të martën.
Tottenhami po insiston në transferimin e 23-vjeçarit, i cili ka arritur marrëveshje personale me Porron, i cili ka treguar paraqitje të mira këtë sezon.
Ai ka kontratë me Sportingun deri në vitin 2025 dhe një klauzolë lirimi prej 40 milionë eurosh, në të cilën po insiston ekipi portugez.
Në 22 paraqitje në të gjitha garat këtë sezon, Porro ka dy gola e dhjetë asistime. Ai është pjesë e Sportingut prej vitit 2020 kur iu bashkua nga Manchester City.