Real Madridi ka shprehur interesim për mbrojtësin e krahut të djathtë, Pedro Porro. “Marca” shkruan të hënën se krerët e Realit po synojnë transferimin e spanjollit në fund të sezonit të ardhshëm. Porro është pjesë e Sportingut të Lisbonës dhe këtë edicion ka treguar paraqitje të mira në të gjitha garat.
Ai ka kontratë me ekipin portugez deri në vitin 2025, ndërsa kartoni i tij vlerësohet rreth 25 milionë euro.
Te Reali po e shohin Porron si përforcim të duhur për krahun e mbrojtjes, duke pasur parasysh se këtë edicion ka bërë katër asistime në të gjitha garat.
23-vjeçari prej vitit 2020 luan te Sportingu, ndërsa ka qenë edhe pjesë e Manchester Cityt, Real Valladolidit e Gironas.
Artikuj të ngjashëm