Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Tottenhami transferon Pedro Porron nga Sportingu

Pedro Porro tottenham

Tottenhami ka transferuar mbrojtësin e djathtë Pedro Porro nga Sportingu i Lisbonës.

23-vjeçari do t’i bashkohet klubit në formë huazimi.

Por, Tottenhami e ka obligimin për ta blerë atë në verën e këtij viti për 45 milionë euro.

Porro është pjesë e Përfaqësueses së Spanjës. Ai ishte më herët pjesë e Manchester Cityt, por nuk arriti të depërtonte në skuadrën e parë. Porro iu bashkua Sportingut nga City verën e kaluar për 7 milionë funte.