Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Atletico Madridi synon transferimin e Alonsos

Atletico Madridi është në kërkim të një mbrojtësi të krahut. Drejtuesit e klubit spanjoll po tentojnë të sjellin zëvendësuesin e Kieran Trippierit.

Sipas “Marcas”, klubi spanjoll është në bisedime me Marcos Alonson. Mbrojtësi spanjoll thuhet se është i gatshëm të transferohet në La Liga.

Drejtuesit e Atletico Madridit do të nisin bisedimet me Chelsean për të parë situatën e lojtarit.

Skuadra spanjolle po synon transferimin e Alonsos gjatë afatit kalimtar të janarit.

31-vjeçari ka kontratë me Chelsean deri në vitin 2023.