Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Aston Villa me ofertë për Alonson

Aston Villa i ka bërë ofertë zyrtare Barcelonës për mbrojtësin e krahut të majtë, Marcos Alonson, ka njoftuar të enjten “Sky Sports”.

Bëhet e ditur se Aston Villa ka ofruar 5 milionë euro për 32-vjeçarin, i cili ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin e ardhshëm. Alonso këtë edicion nuk e ka asnjë paraqitje për Barcelonën, pasi ekipi nuk ka arritur ta regjistrojë në La Liga për shkak të telasheve financiare. Mësohet se Aston Villa i ka ofruar Alonsos kontratë dyvjeçare me opsionin e vazhdimit edhe për një vit tjetër. Alonso verën e shkuar iu bashkua Barcelonës nga skuadra e Chelseat. Ai karrierë në Angli ka bërë edhe te Sunderlandi e Boltoni.