Sulmuesi i krahut, Marco Asensio, pritet të jetë përforcimi i madh i Aston Villas për edicionin e ardhshëm.
“Marca” ka shkruar të enjten se gjasat janë të mëdha që Asensio t’i bashkohet këtë verë ekipit anglez, i cili tashmë i ka bërë atij një ofertë joshëse. Mësohet se Aston Villa i ka ofruar Asensios kontratë katërvjeçare dhe pagë vjetore prej 8 milionë eurosh për ta vazhduar karrierën në Angli. Asensio tek Aston Villa mund të transferohet si lojtar i lirë, pasi kontrata me Real Madridin i skadon në fund të këtij edicioni. Asensio ende nuk e ka rinovuar kontratën me Realin, duke tërhequr interesimin e shumë skuadrave të tjera të Evropës. Këtë edicion ai ka 11 gola e 8 asistime në të gjitha garat për ekipin madrilen.