Marco Asensio nuk do të largohet nga Real Madridi në fund të sezonit kur i skadon kontrata, pasi së shpejti pritet ta vazhdojë bashkëpunimin me klubin spanjoll.
“The Athletic” ka njoftuar të martën se Reali tashmë i ka bërë ofertën Asensios, të cilën futbollisti në parim me ka pranuar. Me rinovimin e kontratës, Asensio do të mbetet pjesë e Real Madridit deri në verën e vitit 2028.
Te Reali janë të kënaqur me paraqitjet e Asensios këtë sezon dhe për këtë arsye kanë insistuar ta mbajnë në klub edhe më gjatë.
Në 37 paraqitje në të gjitha garat deri më tani, Asensio ka 8 gola e 6 asistime.
Artikuj të ngjashëm