Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali i ofron kontratë të re Asensios

Marco Asensio mund të mbetet pjesë e Real Madridit edhe përtej këtij edicioni. “Marca” ka njoftuar të martën se krerët e Realit tashmë i kanë ofruar kontratë të re Asensios. Është trajneri Carlo Ancelotti që llogarit në 26-vjeçarin, të cilit i skadon kontrata me Realin në fund të sezonit.

Me kontratën e re, Asensio do të mbetej te Real Madridi deri në vitin 2026.

Spanjolli këtë edicion nuk ka pasur hapësirë të madhe, por ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në të gjitha ndeshjet. Interesim për shërbimet e tij ka kohë që kanë shfaqur ekipet nga Premier League, Liverpooli e Arsenali.