Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali do t’i ofrojë kontratë Asensios pas Kupës së Botës

Marco Asensio mund të mos largohet nga Real Madridi në fund të sezonit, kur edhe i skadon kontrata.

Mediumi spanjoll “Sport’, shkruan se Reali do t’i ofrojë kontratë të re Asensios pas përfundimit të Kampionatit Botëror që do të mbahet në Katar nga 20 nëntori deri me 18 dhjetor të këtij viti.

Asensio pritet të jetë pjesë e Kupës së Botës me përfaqësuesen e Spanjës.

Edhe më herët ka pasur bisedime për vazhdimin e kontratës, por të cilat kishin ngecur.

Trajneri Carlo Ancelotti është i kënaqur me paraqitjet e sulmuesit të krahut, i cili kryesisht ka luajtur këtë sezon si zëvendësues.

Shumë klube në Itali dhe në Angli janë të interesuara për Asension.