Sulmuesi i krahut, Marco Asensio, pritet të jetë pjesë e Real Madridit edhe përtej këtij sezoni. “AS” ka raportuar të martën se drejtuesit e Realit tashmë ia kanë ofruar rinovimin e kontratës Asensios.
26-vjeçarit i skadon kontrata në fund të këtij sezoni, ndërsa te Reali po duan ta mbajnë në ekip edhe më gjatë pas paraqitjeve të mira.
Është trajneri Carlo Ancelotti që llogarit në Asension, i cili u transferua te Reali para shtatë vjetësh. Këtë sezon Asensio ka tri gola e gjashtë asistime në 22 paraqitje në të gjitha garat.
Duke pasur parasysh se në verë mund të mbetet lojtar i lirë, Asensio tashmë ka tërhequr interesimin e shumë skuadrave të njohura të Evropës.
Artikuj të ngjashëm