Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali insiston në rinovimin e kontratës me Asension

Te Real Madridi po insistojnë ta bindin Marco Asension në rinovimin e kontratës, ka njoftuar “Marca” të hënën. Mësohet se palët tashmë kanë nisur negociatat dhe te Reali po shpresojnë që të arrihet marrëveshja me Asension.

Ai ka kontratë me klubin deri në fund të këtij sezoni, ndërsa me kontratën e re do të mbetej te Real Madridi të paktën deri në vitin 2026. Në fakt, te Reali po shpresojnë që Asensio ta firmosë rinovimin e kontratës para Kampionatit Botëror “Katari 2022”.

26-vjeçari u kthye te Reali në vitin 2016 dhe këtë edicion është shndërruar në lojtar të rëndësishëm për trajnerin Carlo Ancelotti. Ai ka shënuar tre gola dhe ka bërë po aq asistime në 14 paraqitje deri më tani.