Marco Asensio nuk do të largohet nga Real Madridi, pasi do të jetë pjesë e klubit edhe përtej sezonit aktual.
Asensio së shpejti pritet ta rinovojë kontratën me Realin që i skadon në verë, pasi parimisht ka arritur marrëveshje me klubin, ka njoftuar “Marca” të premten.
Me rinovimin e kontratës, Asensio do të jetë futbollist i Realit deri në vitin 2027. 26-vjeçari këtë sezon ka treguar paraqitje të mira te klubi spanjoll, ku ka shënuar tri gola dhe ka bërë katër asistime në të gjitha garat.
Asensio është pjesë e Real Madridit prej vitit 2016 kur iu bashkua nga Espanyoli, ndërsa ka edhe 35 paraqitje e dy gola të shënuar për Përfaqësuesen e Spanjës.