Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio mbetet te Reali

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Përkundër paralajmërimeve, Marco Asensio nuk do të largohet nga skuadra e Real Madridit këtë verë. “Cadena Ser” ka njoftuar të martën se sulmuesi i krahut, është i gatshëm ta rinovojë kontratën me ekipin spanjoll që i skadon në vitin e ardhshëm.

Po ashtu, edhe trajneri Carlo Ancelotti po dëshiron ta mbajë spanjollin në ekip edhe pas përfundimit të sezonit aktual. Mësohet se Asensio është i vendosur të mbetet te Real Madridi dhe tashmë ka refuzuar ofertat nga Milani, Juventusi e Newcastle.

26-vjeçari ka treguar formë të mirë këtë edicion te Reali, ku ka shënuar 11 gola në të gjitha ndeshjet.

Artikuj të ngjashëm