Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Milani nuk ka hequr dorë nga Asensio

Milani ende beson se do t’i sigurojë shërbimet e Marco Asensios, raporton të mërkurën “Calciomercato”. Sulmuesi i krahut me Real Madridin ka kontratë deri në qershor të këtij viti. 27-vjeçari ende nuk ka vazhduar kontratën me Realin.

Krahas Milanit, për Asension interesim ka shprehur edhe Arsenali. Por, futbollisti spanjoll e ka prioritet vazhdimin e kontratës me Realin.

Sezonin aktual në 27 ndeshje në të gjitha garat, Asensio ka shënuar katër gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.