Tottenhami synon transferimin e futbollistit të Real Madridit, Marco Asensio, raporton “Football Insider” të hënën. Sulmuesi i krahut nuk pritet ta vazhdojë qëndrimin te Reali. Ai nuk ka vazhduar ende kontratën që i skadon në qershor të këtij vitit.
Asensio pjesë e Realit është prej vitit 2015. Në 29 ndeshje në të gjitha garat e sezonit aktual, 27-vjeçari spanjoll ka shënuar gjashtë gola dhe ka kontribuar me pesë asistime.
Krahas Tottenhamit, interesim për reprezentuesin e Spanjës ka shprehur edhe skuadra tjetër e Premier Leagues së Anglisë, Arsenali.