Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali kërkon Asension e Realit

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Marco Asensio mund të luajë edicionin e ardhshëm në Premier League. Interesim për futbollistin e Realit ka shprehur Arsenali, raporton “Sport Mediaset” të enjten. Milani po ashtu është duke kërkuar nga Reali lirimin e reprezentuesit të Spanjës.

26-vjeçari ka kontratë me mbretërit deri në verën e vitit 2023. Pjesë e Realit është që prej vitit 2016.

Edicionin aktual sulmuesi i krahut ka shënuar dhjetë gola dhe ka asistuar një herë në 34 paraqitje.