Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Marco Asensio kontaktohet nga Arsenali

Marco Asensio është shumë afër largimit nga Real Madridi pasi nuk e ka vazhduar kontratën me fituesin e Ligës së Kampionëve dhe La Ligës.

Spanjolli ka kontratë me madrilenët deri në vitin 2023 dhe situatën e tij është duke e monitoruar skuadra e Premier Leagues, Arsenali.

“The Mirror” ka shkruar të dielën se “revolveristët” e kanë kontaktuar 26-vjeçarin tashmë.

Në edicionin e fundit, Asensio ka luajtur në 42 ndeshje në të gjitha garat dhe ka shënuar 12 gola

Artikuj të ngjashëm