Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Arsenali dhe Liverpooli në garë për Asension

Marco Asensio karrierën mund të vazhdojë në Angli.

Së fundmi, për futbollistin e Real Madridit interesim kanë shfaqur Arsenali dhe Liverpooli, shkruan “El Nacional”.

Për 25-vjeçarin në garë janë edhe Dortmundi, Juventusi dhe Milani.

Raportohet se Asensio dëshiron të largohet nga Reali, pasi nuk ka pasur hapësirën që ai kërkon te skuadra madrilene, e cila po drejtohet nga trajneri Carlo Ancelotti.

Ka startuar në vetëm tri ndeshje këtë sezon, kurse në total ka 11 paraqitje dhe ka shënuar tre gola.

Kontrata aktuale me Realin, spanjollit i skadon në verën e vitit 2023.