Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli kontakton Realin për Asension

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Liverpooli ka kontaktuar Real Madridin në lidhje për një marrëveshje të mundshme për Marco Asension, raportoi të hënën “AS”.

Gazeta spanjolle ka raportuar se reprezentuesi spanjoll nuk dëshiron të mbetet edhe më gjatë pjesë e klubit madrilen. Reali kërkon rreth 60 milionë euro për lirimin e sulmuesit të krahut. Asensio me Realin ka kontratë deri në qershor të vitit 2023. Ai te Reali u transferua në verën e vitit 2016.

Në sezonin 2021/2022 shënoi 12 gola në 42 ndeshje në të gjitha garat.