Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Reali kërkon 30 milionë euro për Asension

Futbollisti i Real Madridit, Marco Asensio

Marco Asensio po insiston të largohet nga Real Madridi në fund të këtij edicioni. Duke pasur parasysh kërkesën e lojtarit për largim, drejtuesit e Real Madridit tashmë ia kanë caktuar çmimin. “El Nacional”, ka shkruar tëhënën se Reali për ta lënë të lirë Asension po kërkon 30 milionë euro.

Klubi spanjoll tashmë ka ftuar ekipet e interesuara që të dërgojnë ofertat për Asension.

26-vjeçari nuk është i kënaqur me minutazhën që e ka në dispozicion këtë sezon dhe për këtë arsye ka kërkuar largimin.

Ai ka shënuar dhjetë gola në 33 paraqitje për Realin këtë sezon.