Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Liverpooli interesohet për Asension

Skuadra e Liverpoolit ka shprehur interesim për yllin e Real Madridit, Marco Asensio. Futbollisti i skuadrës spanjolle mund t’i bashkohet asaj angleze gjatë afatit kalimtar të janarit.

Për reprezentuesin e Spanjës interesim të madh ka shfaqur edhe Tottenhami, por gjasat më të mëdha për ta transferuar spanjollin i ka Liverpooli që drejtohet nga gjermani Jurgen Klopp.

25-vjeçari ka kontratë me Realin deri në qershor të vitit 2023. Këtë edicion nën drejtimin e Carlo Ancelottit ka luajtur tri ndeshje.

Artikuj të ngjashëm