Pas Arsenalit, edhe Liverpooli është futur në garë për shërbimet e mesfushorit të Real Madridit, Marco Asensio.
“Don Balon” ka njoftuar të premten se Liverpooli tashmë ka kontaktuar ekipin spanjoll për Asension, të cilin synon ta transferojë gjatë janarit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTe Liverpooli janë të gatshëm të paguajnë mbi 50 milionë euro për Asension, i cili ka gjasa të mëdha të largohet nga madrilenët.
24-vjeçari këtë edicion ka 12 ndeshje në të gjitha garat, por nuk ka bindur me formën. Ai ka kontratë me Real Madridin deri në vitin 2023, kurse te Liverpooli, që po ka probleme me lëndimet e mesfushorëve këtë edicion, shihet si përforcim i duhur për këtë repart.
Asensio ka edhe 26 paraqitje e një gol me fanellën e Spanjës.