Marco Asensio pritet që karrierën ta vazhdojë në Angli.
Për spanjollin interesim ka shfaqur Neëcastle Unitedi, shkruan “Calciomercato” të hënën.
Asensio do të jetë lojtar i lirë në fund të sezonit pasi i skadon kontrata me Real Madridin.
Për sulmuesin e krahut interesim ka shfaqur edhe Milani.
Raportohet se klubet e interesuara po punojnë që të arrijnë marrëveshje personale me Asension në janar.
Por, do të presin deri në verë për ta marrë lojtarin, pasi nuk duan që të paguajnë dëmshpërblim.
Edhe
Asensio te Fenerbahçe
26-vjeçari ka luajtur në vetëm nëntë ndeshje këtë sezon me Realin dhe në të gjitha ka hyrë si zëvendësues.
Në total ka zhvilluar vetëm 104 minuta dhe ka shënuar një gol.