Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Konfirmohet interesimi i Milanit dhe Arsenalit për Asension

Agjenti i futbollistit të Real Madridit, Marco Asensios, ka konfirmuar interesimin e Milanit dhe Arsenalit për klientin e tij, përcjellë “Marca”. Asensio pritet të largohet nga Reali në fund të këtij sezoni, me ekipin spanjoll që po kërkon të paktën 40 milionë euro dëmshpërblim.

“Milani është opsion, por kemi ofertë edhe nga Arsenali dhe disa ekipe tjera angleze. Do ta shqyrtojmë çdo opsion”, ka thënë agjenti Horacio Gaggioli.

Futbollisti 26-vjeçar këtë sezon ka shënuar dhjetë gola dhe ka bërë një asistim në 34 paraqitje. Ai ka kontratë me Realin deri në verën e vitit të ardhshëm.