Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Asensio afër rinovimit të kontratës

Marco Asensio iu bashkua Paris-Saint Germainit në afatin kalimtar të verës, ndërsa spanjolli është afër rinovimit të kontratës me ekipin francez. Asensio u transferua si lojtar i lirë te Parisi pasi i skadoi kontrata me Real Madridin dhe paraqitjet e mira tek ekipi francez kanë bërë që atij t’i ofrohet rinovimi i kontratës.

Kontrata aktuale, i skadon Asensios në vitin 2026, ndërsa me rinovimin e saj ai do të mbetet te PSG-ja deri në verën e vitit 2028.

“L’Equipe” ka raportuar të enjten se palët janë afër marrëveshjes dhe gjith֛çka do të bëhet zyrtare brenda një periudhe të shkurtër.

Në 3 ndeshje të luajtura në kampionatin francez deri më tani Asensio ka kontribuuar me 2 gola dhe 1 asistim për Parisin.

Artikuj të ngjashëm