Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Edhe Asensio i bashkohet Parisit

Pak orë pasi prezantoi Milan Skriniarin, Paris Saint-Germaini ka zyrtarizuar edhe transferimin e Marco Asensios.

Sulmuesi i krahut është prezantuar të enjten te skuadra franceze, me të cilën ka firmosur kontratë trevjeçare.

Asensio do të jetë pjesë e Parisit deri në verën e vitit 2026, ndërsa te kjo skuadër u transferua si lojtar i lirë pasi ditë më parë i skadoi kontrata me Real Madridin.

Në prezantimin e tij, Asensio ka thënë se ndihet i privilegjuar që është pjesë e Parisit dhe ka premtuar se do të ndihmojë ekipin në arritjen e objektivave.

Asensio me fanellën e Real Madridit ka fituar 14 trofe, përfshirë këtu tre tituj kampioni të La Liga dhe po aq trofe të Ligës së Kampionëve.