Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Zyrtare, Asensio largohet nga Real Madridi

Real Madridi dhe Asensio kanë ndarë rrugët dhe lajmi është bërë zyrtar të shtunën.

Asensio do të largohet nga madrilenët si futbollist i lirë në fund të këtij edicioni.

Futbollisti i krahut iu bashkua Realit para tetë vjetësh si 20-vjeçar.

U huazua tek Espanyoli në sezonin e tij të parë në elitën e futbollit spanjoll, ku shënoi katër gola dhe dhuroi 10-të asistime në 34 paraqitje.

Te Reali ka qenë shumë i rëndësishëm. Ka fituar 17-të tituj me madrilenët. Nga tri herë fitoi La Ligën, Ligën e Kampionëve, Superkupën e Evropës dhe Superkupën e Spanjës. I ka katër trofe të Kupës së Botës për klube dhe një herë ishte fitues i Kupës së Mbretit.

“Tifozët e Real Madridit nuk do ta harrojnë rrugën dhe sjelljen e shkëlqyer. Madridi është dhe gjithmonë do të jetë shtëpia e tij”, shkruhet në komunikatën përshëndetëse të Realit për Asension.