Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Futboll

Një lojtar i rëndësishëm largohet nga Real Madridi

Lucas Vazquez

Lucas Vazquez do të largohet nga Real Madridi, pas një karrierë impresive te “mbretërit”.

Vazquez do të përshëndetet me madrilenët pas Kupës së Botës për Klube që mbahet në verë.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

33-vjeçar, që luan në krahun e djathtë, dhe klubi madrilen janë pajtuar që mos të vazhdojnë kontratën që përfundon këtë verë, është bërë e ditur të mërkurën.

Vazquez ishte lojtar shumë i rëndësishëm për klubin për kohë të gjatë. Akademisë së Madridit iu bashkua në vitin 2007, ndërsa ka pasur vetëm një largim të përkohshëm për tek Espanyoli, në formë huazimi, në edicionin 2014/15.

Reali i ofroi kontratë të re njëvjeçare, por Vazquez ka pretenduar për kontratë afatgjatë. Ai e ka fituar Ligën e Kampionëve pesë herë, La Ligan katër herë dhe shumë e shumë trofe të tjerë.