Mbrojtësi i Real Madridit, Lucas Vazquez, u detyrua të largohej nga fusha në minutën e 81-të të shtunën në barazimin 1:1 ndaj Atletico Madridit.
Vazquez e pësoi një lëndim muskulor.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoTë hënën u raportua se spanjolli Vazquez do t’i mungojë Realit në dy ndeshjet ndaj Manchester Cityt.
Reali të martën nga ora 21:00 do të jetë mysafir i Cityt në ndeshjen e parë të plejofit në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Ndeshja e dytë e plejofit ndërmjet Realit dhe Cityt do të zhvillohet më 19 shkurt nga ora 21:00.
Mësohet se koha e rikuperimit të Vazquezit do të jetë 20 ditë.
Për trajnerin e Realit, Carlo Ancelotti, lëndimi i Vazquezit është lajm jo i mirë pasi aktualisht të gjithë mbrojtësit kryesorë të skuadrës i ka të lënduar.
Përpos Vazquezit të lënduar janë edhe Dani Carvajal, Eder Militao, Antonio Rudiger dhe David Alaba.
33-vjeçari Vazquez këtë edicion ka zhvilluar 30 ndeshje në të gjitha garat.