Skuadrës së Real Madridit i janë lënduar sulmuesi brazilian, Vinicius Junior, dhe mbrojtësi spanjoll, Lucas Vazquez. Këtë e bëri të ditur klubi mbretëror të hënën në faqen zyrtare.
Të dy futbollistët u lënduan në disfatën që e pësoi Reali të dielën nga Barcelona me rezultatin 4:3.
Viniciusi ka lëndim në kyçin e këmbës së majtë kurse Vazquez ka një dëmtim në kofshën e majtë.
33-vjeçari Vazquez do t’i mungojë Realit në ndeshjen e ardhshme në La Liga ndaj Mallorcas. Ndërkohë ende nuk dihet për Viniciusin se sa do të jetë jashtë fushës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoReali gjatë gjithë edicionit ka pasur probleme me lëndimet e shumta të futbollistëve.
Përveç Viniciusit dhe Vazquezit të lënduar janë edhe David Alaba, Eduardo Camavinga, Ferland Mendy, Dani Carvajal, Eder Militao dhe Aurelien Tchouameni.