Federico Valverde dhe Lucas Vazquez e kanë kompletuar stërvitjen e së martës te skuadra e Real Madridit.
Valverde kishte një shqetësim fizik në ndeshjen e së shtunës ndaj Osasunas dhe i mungoi Realit në dy seancat e kaluara stërvitore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoVazquez i mungoi ekipit madrilen në dy ndeshjet e fundit, por ai do të përfshihet për ndeshjen ndaj Manchester Cityt.
Është ende e paqartë nëse do të startojë ndaj Cityt.
Reali të mërkurën nga ora 21:00 e pret Cityn në ndeshje kthyese të plejofit të Ligës së Kampionëve.
“Los Blancos” triumfuan në ndeshjen e parë në “Etihad” me rezultatin 3:2.
Trajneri i Realit, Carlo Ancelotti, në dispozicion do t’i ketë edhe dy mbrojtësit kryesorë të skuadrës, Antonio Rudiger dhe David Alaba.