Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Real Madridi dëshiron ta mbajë Asension

Real Madridi dëshiron t’i ofrojë kontratë të re Marco Asensios.

Sipas “Marcas” drejtuesit e klubit spanjoll do të nisin bisedimet me sulmuesin për vazhdimin e kontratës.

Është trajneri Carlo Ancelotti që ka kërkuar nga krerët e klubit t’i ofrojnë kontratë të re Asensios.

Kontrata aktuale e sulmuesit skadon në vitin 2023.

Asensio është lidhur me një largim nga Real Madridi pas interesimit të skuadrave të njohura evropiane.

Artikuj të ngjashëm