Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Sport

Alonso do t’i bashkohet Atleticos

Mbrojtësi i krahut të majtë, Marcos Alonso do të largohet nga Barcelona por jo edhe nga kampionati spanjoll.

Alonso prej edicionit të ardhshëm, do të jetë pjesë e skuadrës së Atletico Madridit, ka raportuar “AS” të mërkurën. Bëhet e ditur se Alonso tashmë ka marrëveshje me Atleticon, e cila do të bëhet zyrtare vitin e ardhshëm. Ai tek Atletico do të transferohet si lojtar i lirë, pasi në fund të këtij edicioni i skadon kontrata me Barcelonën.

Me Atletico Madridin, Alonso do të firmos kontratë njëvjeçare me opsionin e rinovimit edhe për një vit tjetër. Alonso prej vitit të shkuar edhe pjesë e Barcelonës, por këtë edicion nuk bën pjesë në planet e trajnerit Xavi Hernandez. Deri më tani, Alonso ka regjistruar vetëm shtatë paraqitje në të gjitha garat për Barçën.